Siljanovska – Davkova e priti Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë

nga D V

Shkup, 30 korrik – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur deputeten australiane Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes vendit tonë dhe Australisë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar.

“Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se vizita e deputetes Fernando, e dyta me radhë në shtetin tonë, është konfirmim për përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit. Siljanovska Davkova në takim theksoi se edhe krahas largësisë gjeografike, të dy shtetet vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie të fuqishme miqësore”, informoi Kabineti i presidentes.

Siç thuhet në kumtesë, presidentja ka theksuar se shteti i jonë lartë e vlerëson përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Australia e jep në plotësimin e qëllimeve tona strategjike dhe ka shfaqur shpresë se kjo përkrahje, po ashtu, do të reflektohet edhe në bashkëpunimin në nivel parlamentar.

“Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se bashkëpunimi ekonomik nuk i ndjek marrëdhëniet e mira politika mes dy vendeve dhe vlerësoi se ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të këmbimit tregtar”, informoi Kabineti presidencial.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More