Shëngjini në flakë, zjarri arrin pranë restoreve, shkrumbon lokalin në plazh

nga D V

Situata me zjarret që vijojnë të djegin prej mbrëmjes së djeshme sipërfaqe pyjore në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, është përkeqësuar mesditën e sotme.

Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë, i janë afruar restoreve dhe njësive turistike në zonë. Rreth orës 14:30 flakët kanë zbritur edhe në bregdet duke djegur çadra plazhi dhe një “beach-bar”.

Zjarrfikësit, Forcat e Armatosura por dhe banorë e punonjës të resorteve po punojnë për të izoluar flakët që kanë vendosur në rrezik serioz godinat hoteliere.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihen pushues me ccanta në krah që largohen nga resortet turistike, ndërsa flakët avancojnë edhe për shkak të bimësisë së dendur në zonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More