Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga RMV pritet rreth dy orë

nga D V

Shkup, 1 gusht – Përsëri ka trafik të dendur në kalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë.

Fundjava e zgjatur e festave, e cila fillon nesër, ka rritur frekuencën për hyrjen në Maqedoni nga Serbia dhe për daljen nga Maqedonia drejt vendeve turistike në Greqi. Në mëngjes, në Bogorodicë, pritja për të hyrë në Greqi është deri në dy orë.

Në kalimet e tjera kufitare nga ana maqedonase, nuk ka ndalesa të gjata.

LAMM, rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë përmes fushave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More