Rama nxjerr pamjet: Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana

nga D V

Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.

Mirmëngjes, dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas pamjeve.
Ky projekt është pjesë e planit të përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane për investime të tilla madhore.

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More