Siljanovska-Davkova fal disa të burgosur për “Ditën e Ilindenit”

nga D V

Shkup, 1 gusht – Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit.

Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësosht do t’u falen dënimet të burgosurve:

Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.

Pjesërisht do të falen të burgosurit:

Bllazhe Vlladimir Stojanovs – Shtip, Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe
Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.

Vendimet hyjnë në fuqi që sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.

Këto falje janë e drejtë kushtetuese e presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More