Pamje brenda vendit ku prodhohen dy eurot e falsifikuara, arrestohet shtetasi maqedonas

nga Xh M

Prishtinë, 5 gusht – Autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut e kane arrestuar një shtetas maqedon i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro.

Për të njëjtin rast në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione.

“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e përbashkët të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More