Mot me diell dhe i nxehtë me temperatura deri 37 gradë

nga D V

Shkup, 7 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 31 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.

Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell, por do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Temperaturat do të jenë në rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More