Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare (QSU) pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK në një postim në Facebook bën të ditur se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së.

