Trajtuan 2 turistë të aksidentuar, ambasadori holandez falënderon mjekët në Spitalin e Traumës

nga D V

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos vizitoi sot Spitalin Universitar të Traumës.

Në këtë vizitë, Vos u prit nga drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode.

Ambasadori shprehu falënderimet dhe vlerësimin e tij për trajtimin që stafi i këtij spitali i bëri dy turistëve bashkëkombas, të cilët ditë më parë u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.

Pacientët e politraumatizuar iu nënshtruan një ndërhyrjeje të vështirë operatore nga kirurgu Dr.Torba dhe ekipi i tij, e cila rezultoi e suksesshme./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More