Shkup, 30 gusht – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Nacional – NDI.
Në takim u diskutua për shumë tema aktuale, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për organizimin e disa evenimenteve që synojnë promovimin e transparencës së Kuvendit dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset demokratike.

Përfaqësuesit e NDI-së informuan për aktivitetet në lidhje me evenimentet që do të realizohen në bashkëpunim me Kuvendin, para se gjithash, në promovimin e transparencës dhe afrimin e Kuvendit me të rinjtë.
Sekretarja e përgjithshme Dimovska shprehu gatishmërinë e saj për intensifikimin e bashkëpunimit për realizimin e evenimenteve të dakorduara për realizimin e tyre me sukses, gjë që do të rezultonin me transparencë më të madhe të Kuvendit dhe proceseve që zhvillohen në të.