Flasin nga Presidenca, tregojnë arsyen se pse Osmani nuk pranoi të takohej me Lajçakun

nga Xh M

Nëpër mediat vendore u tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar një takim me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ku gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Pragës, Lajçak kishte kërkuar të takohej me Osmanin, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në veri, por kjo e fundit nuk kishte pranuar.

Mirëpo, arsyeja se përse Presidentja kishte refuzuar kërkesën e Lajcakut për takim, ishte agjenda e ngjeshur e saj.

Këtë për IndeksOnline e konfirmoj këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

‘’Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë.’’

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More