Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

nga L. M

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndaluar prë 48 orë një person nën dyshimin për krime lufte në Kosovë.

Policia e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare në Merdar të dyshuarin S.S.

Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte kundër popullësisë civile në Komunën e Vushtrrisë.

“Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.  Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të  Luftës, kanë arrestuar  S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdar, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë. Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More