Ambasada gjermane: Bujqësia shqiptare, në rrugën drejt së ardhmes

nga D V

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergener zhvilloi një vizitë tek kompania “Musai Olive Oil”.

Ambasada gjermane nënvizon se bujqësia shqiptare është në rrugën drejt së ardhmes.

“Jemi të impresionuar nga fuqia inovative dhe kreativiteti i “Musai Olive Oil”! Pse gjithmonë duhet të flasim për vajrat e ullirit të vendeve të tjera mesdhetare? Këtu një fermer tregon me krenari se çfarë është e mundur përmes nismës personale”, thekson ambasada gjermane.

Me një iniciativë të madhe në fushën e zhvillimit rural, së bashku me partnerët tanë politikë, Ambasada e Gjermanisë punon vazhdimisht për modernizimin e bujqësisë dhe kërkimin e nismave të qëndrueshme për të ardhmen.

Ndërtimi dhe zgjerimi i agroturizmit është vetëm një shembull i vogël, por shumë efektiv, thekson ambasada teksa fton të interesuarit të shikojnë aplikacionin AgoTimesAL https://rb.gy/ulzy6a. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More