PS merr 6 mandate dhe PD 4, kush janë më të votuarit që mund të hyjnë në Kuvend nga Korça

nga D. V.

Sipas Kodit Zgjedhor subjektet politike kishin nga 3 vende të sigurta në qarkun e Korçës, ndërsa mandatet u ndanë 6 me 4 në favor të Partisë Socialiste.

Ndërsa ka nisur dhe numërimi i votave për kandidatët, ka nisur dhe shkëputja e më të preferuarve në të dyja krahët që mund të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Deri në këto momente në Korçë janë numëruar 37 kuti dhe në radhët e listës së hapur nga PD kryeson Kristiano Koçibelli. Por gara është tepër e ngushtë me Enton Çaçanin dhe Andrea Manon.

Te Partia Socialiste e cila fut 3 deputetë nga lista e hapur në Korçë, deri në këto momente më të votuarit janë Ilirian Pendavinji, i shkëputur ndjeshëm, i ndjekur nga Eslemvera Zake, Vinjola Rota, Besa Spaho dhe Arian Jaupllari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More