Bocevski përfaqësues i posaçëm pranë kryesimit hungarez me BE-në, Pejkovski drejtor i QKI të RMV-së në Sofje

nga Xh M

Shkup, 3 shtator – Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Ivica Bocevskin përfaqësues të posaçëm pranë kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, ndërsa solli edhe vendime të reja kadrovike në disa institucione.

Shërbimi qeeveritar për shtyp kumtoi se Zoran Pejkovski, me propozim të minsitrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës kulturore-inform ative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INP Burgu Shkup, ndërsa Biljana Stefanoska është emëruar u.d. drejtoreshë e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit.

Jeton Suma është emëruar drejtor i Shërbimit për sistem hapësinor dhe informativ, Pece Stojkovski për u.d. drejtor i Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë – Manastir, ndërsa Eroll Abdiu u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për nxitje të bujqësisë – Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Kashmir Saliu u.d. zëvendësdrejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa Fikret Shabani u.d. drejtor i Drejtorisë për shëndetësi elektronike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More