Qeveria emëron drejtor të ri, ja emrat

nga Xh M

Shkup, 3 shtator – Qeveria në seancën e sotme miratoi këto vendime për ndryshime kadrovike.

Ivica Bocevski është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Drejtor i Shërbimit të Sistemit Hapësinor dhe Informativ është emëruar Jeton Suma.

Pece Stojkovski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Manastir.

Erol Abdiu është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

Kashmir Saliu është emëruar ushtrues detyre i zv/drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Fikret Shabani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Elektronike të Shëndetësisë.

Zoran Pejkovski, me propozim të ministrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor i KPD Burgu Shkup.

Biljana Stefanoska është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More