Moti i keq përfshin sërish Qarkun e Elbasanit, breshëri sa një kokërr arre shkakton dëme në Gramsh

nga Xh M

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte një pjesë të madhe të Qarkut të Elbasanit.

Reshjet e dendura kanë dominuar kryesisht në të gjitha fshatrat përgjatë rrjedhës së lumenjve Shkumbin e Devoll. Edhe në qytetet Elbasan, Librazhd, Cërrik e Gramsh kanë rënë reshje të dendura shiu në formë stuhie nga ora 18.30-20.00.

Ndërkohë në Gramsh ka patur stuhi të madhe reshjesh të shoqëruara me breshër kokërrmadh i cili ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, vreshtari, dru frutorë e kopshtari. Disa ditë më parë Qarku i Elbasanit u përfshi nga një stuhi e pazakontë me erëra të forta të cilat shkaktuan përmbytje, shkulje pemësh e dëmtime tendash.

Këtë mbrëmje pas orës 20.45 moti është qetësuar dhe pas stuhisë parashikohet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More