Shkup, 3 shtator – Në lagjen Kisela Voda të Shkupit afër Rasadnikut, sonte vonë, sërish është shfaqur zjarr i fuqishëm.
Zjarri tashmë është shuar nga banorët të cilët paraprakisht kanë denoncuar tek zjarrfikësit.
Drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, konfirmoi se në terren është edhe një ekip i zjarrfikësve.
Nuk ka asnjë rrezik në pikat e karburantit që ndodhen aty pranë.
Sot ka pasur një zjarr të madh në lagjen e Shkupit dhe shuarja e tij ka qenë e vështirë për shkak të parkimit të paligjshëm të automjeteve dhe për shkak të kësaj zjarrfikësit nuk kanë mundur të intervenojnë.