Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up miraton listën e dëshmitarëve

nga D V

Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi miratoi sot listën e dëshmitarëve që do të thirren në ditët në vijim.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi u shpreh se do të thirren ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoresha aktuale e QSUT-së, disa ish-drejtorë të spitaleve rajonale, anëtarët e grupit të Check Up, si dhe mjekët që nuk kanë qenë prezent në komision, por kanë qenë në listat e dëshmitarëve.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratuan edhe kërkesat për informacion që do i dërgohen institucioneve.

“Jemi dakordësuar të kërkojmë nga drejtoritë rajonale të Fondit, nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë databazën për të gjithë personat që kanë kryer check up, duke ruajtur të dhënat personale”, tha Vokshi.

Kuvendi ka shtyrë deri në datën 22 tetor afatin e punës të Komisionit hetimor në Shëndetësi./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More