“Breaking Travel News”: Turizmi po ‘shpërthen’ në Shqipëri

nga D V

Sektori i turizmit në Shqipëri po ecën me ritme shumë të shpejta. Falë zhvillimit të këtij sektori, kontributi ka qënë i madh në ekonomi duke krijuar më shumë vende pune në vitin 2023 se çdo vit më parë në histori.

Në këtë përfundim del Hulumtimi për Ndikimin Ekonomik 2024 i kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit që citohet nga faqja britanike e udhëtimeve “Breaking Travel News”.

Sipas raportit më të fundit të Organit Global të Turizmit, kontributi i sektorit në PBB-në e Shqipërisë arriti pothuajse 565 miliardë Dollarë vitin e kaluar, që është 37% më shumë krahasuar me vitin 2019.

Shpenzimet e vizitorëve të huaj parashikohen të rriten në më shumë se 493 miliardë Dollarë, një rritje prej 55%  krahasuar me vitin 2019.

Shpenzimet e vizitorëve vendas gjithashtu parashikohen të arrijnë mbi 107 miliardë Dollarë këtë vit.

Megjithatë, rekordet e vendosura vitin e kaluar sa i përket shifrave pozitive në rritjen e turizmit në vendin tonë pritet të thyhen.

Gjithnjë e më shumë Shqipëria po pozicionohet si një nga destinacionet më popullore turistikë të Evropës.

Me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pritet që vendi ynë të tërheqë më shumë vizitorë ndërkombëtarë, duke përfituar nga popullariteti në rritje i vendit tonë, falë trashëgimisë së pasur kulturore, peizazheve mahnitëse, por edhe kostove të ulta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More