Dita e dytë nga vizita e ministrit Murtezani në Bruksel

nga D V

Bruksel, 5 shtator – Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani sot e vazhdon vizitën dyditore të punës në Bruksel, në kuadër të së cilës do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC), Stefano Sanino dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit (GD NEAR), Gert Jan Kopman.

Krahas me ta, sipas paralajmërimit, Murtezani do të takohet edhe me përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, Balint Odor, vendi i të cilit është kryesues aktual me Unionin dhe me kryesuesin e Komitetit për punë juridike (JURI) të Parlamentit Evropian, eurodeputetin Ilhan Qyçuk, i cili në përbërjen paraprake parlamentare ishte raportues i Komitetit për punë të jashtme (AFET) për vendin.

Dje, në ditën e parë nga vizita në Bruksel, Murtezani u takua me eurokomisarin për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji, me drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në GD NEAR, Valentina Superti dhe me udhëheqësen e Repartit për Shqipërinë dhe Maqeodninë e Veriut pran GD NEAR, Sigrit Bretel, me të cilët bisedoi për procesin vijues eurointegrues të vendit, hapat që vijojnë për përparimin e mëtejshëm, si dhe implementimi i Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian dhe Agjendën e lidhur me të reformuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More