Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi takohet me përfaqësuesit e KFOR-it amerikan

nga D V

Gjatë ditës së enjte, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është takuar me përfaqësuesit e Zyrës së çështjeve civile të KFOR-it amerikan.

Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, gjatë takimit, u diskutuan çështje thelbësore që lidhen me sigurinë e qytetarëve dhe masat që duhen ndërmarrë në rast të fatkeqësive natyrore, transmeton Telegrafi.

“Në takim u diskutua mbi masat preventive që duhen zbatuar për të minimizuar rreziqet dhe për të rritur efikasitetin e reagimit në rast të fatkeqësive”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Bulliqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit më KFOR-in, në mënyrë që të krijohet një ambient i sigurt për qytetarët.

“Kryetari Bulliqi vlerësoi rolin e KFOR-it amerikan në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të garantuar një ambient të sigurtë dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More