LDK mbledh kryetarët e degëve për mobilizim për zgjedhjet parlamentare

nga D V

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se takimi është mbajtur në Istog, gjersa u mblodhën për tu mobilizuar për zgjedhjet parlamentare.

“Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gati, me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë. LDK besë dhe shpresë për Kosovën”, shkruan kryetari i LDK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More