Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të pleqërisë, shkarkoi dhe zgjodhi gjykatës porot në Gjykatën Themelore Veles dhe Gjykatën Themelore Shkup

nga Xh M

Shkup, 5 shtator – Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë.

Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.

Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Këshilli solli vendim që Ivan Kolevski, gjykatës i Gjykatës Themelore Manastir të caktohet në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Prilep në periudhën prej një viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More