Këshilli Gjyqësor shqyrton përgjegjësitë e gjykatësve

nga Xh M

Këshilli Gjyqësor pritet të vendosë sot për raportet e komisioneve që hetuan gjendjen faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktim të përgjegjësisë së gjyqtarëve, pavarësisht se ende nuk është e qartë se për cilin prej tyre do të vendoset. Për sot në orën 14:00 është thirrur mbajtja e seancës së 498-të, në rend dite të së cilës është përcaktimi i përfundimit të detyrës së një gjyqtari për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe konstatimit të përfundimit të mandatit të anëtarit të Këshillit Gjyqësor. Në rendin e ditës të seancës janë edhe dy pika – vendimmarrja sipas raporteve të komisioneve për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar i gjykatës dhe formimi i komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për konstatim të përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More