Pas tensioneve të një dite më parë, Komuna e Vrapçishtit kthehet në normalitet

nga Xh M

Vrapçisht, 11 shtator – Pas tensioneve të një dite më parë në Komunën e Vrapçishtit, sot situata duket më e qetë, ndërsa ka hapur dyert që në orët e para të mëngjesit dhe funksionon normalisht. Banorët e Gostivarit kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë derisa komuna nuk merr vendim për vazhdimin e punimeve në afërsi të Kishës në Toplicë. Punimet në këtë rajon janë ndërprere pasi është konstatuar se po kryhen pa leje përkatëse dhe bëhet uzurpimi i një pjese të rrugës. Ndërkohë Këshilli i Komunës së Vrapçishtit, sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për këtë çështje. Nga ana tjetër dy personat e ndaluar ditë më parë për shkak të tentimit të dhunshëm për të hyrë në zyrën e kreut të komunës Isen Shabani, janë lënë të lirë, ndërsa ndaj tyre është paralajmëruar kallëzim penal, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More