Ligji për huazim nga Hungaria nesër në seancë të Komisionit për financim dhe buxhet

nga Xh M

Shkup, 12 shtator – Në Kuvend për nesër u caktua seanca e Komisionit për financim dhe buxhet, ku në rend të ditës është Propozim ligji për huazim në Bankën hungareze Eksport-import, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuar, sipas Marrëveshjes për hua për financimin buxhetar dhe financim për dedikim të përgjithshëm, me procedurë të shkurtuar.

Seancën, siç u publikua në ueb faqen e Kuvendit, e ka caktuar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pasi kryetarja e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, Sanja Llukarevska refuzoi ta caktojë seancën. Me seancën do të kryesojë deputeti, Bojan Stojanovski.

“Në pajtim me nenin 126 (3) nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonië ë Veriut, me seancën e katërt të Komisionit për financim dhe buxhet do të kryesojë anëtari i Komisionit, deputeti Bojan Stojanovski. Në rast të pengimit të anëtarit të Komisionit për prani në seancë, nevojite me kohë ta njoftoni kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin me këtë seancë të Komisionit dhe të përcaktoni zëvendës nga radhët e zëvendës anëtarëve të këtij Komisioni”, qëndron në publikimin.

Deputetët e LSDM-së kërkojnë të tërhiqet ligji për hua nga Hungaria me procedurë të shkurtuar dhe ai të miratohet në procedurë të rregullt dhe të organozohet debat me përfshirjen e opinionit ekspert. Propozim ligji, siç deklaroi sot lideri i partisë, Venko Filipçe, është korruptues dhe vendi bëhet peng huazues dhe politik i Hungarisë.

“Në kushte kur për herë të parë shteti huazohet drejtpërdrejtë nga ndonjë shtet tjetër, kur nuk ekzistojnë kritere të qarta dhe mekanizma për ndarjen e parave të marra, kur nuk ekziston sistem qartë i konfirmuar për kontroll të harxhimit të parave, kur nuk ka dispozita të qarta në ligjin, të cilat e garantojnë atë, kur ka pika ku fshihen harxhime të fshehura, të cilat nuk janë shprehur qartë, për LSDM-në është krejtësisht e palejueshme të miratohet ky ligj me procedurë të shkurtuar”, tha Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More