Shkup, 13 shtator – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, sot po qëndron për vizitë në Republikën e Bullgarisë, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski.
Në kuadër të vizitës, siç njofton Ministria e Kulturës, në mëngjes ministri Ljutkov paradite do të realizojë takimin e parë dypalësh me ministrin e Kulturës së Bullgarisë Najden Todorov, me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për avancim të lidhjeve kulturore mes dy shteteve.
Në mbrëmje ministri Ljutkov do të marrë pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar, e cila në Operën dhe Baletin e Sofjes do të interpretojë kryeveprën e fuqishme, operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit.