Shkup, 13 shtator – As ish-kryeministri Zaev nuk ka nënshtetësi bullgare dhe as Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë nuk është e pavlefshme. Zaev pretendon me vendosmëri për “Vërtetmatësin” se dokumenti i publikuar për shtetësinë e tij të pretenduar bullgare nuk është i besueshëm, por është krijuar nga një individ me qëllime të këqija. Zaev thotë se ka vetëm shtetësinë e Maqedonisë dhe se asnjëherë nuk ka aplikuar për shtetësi të ndonjë shteti tjetër, shkruan Vërtetmatësi.
Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook, i cili ka 17 shpërndarje në momentin e shkrimit të këtij recensioni, në të cilin po shpërndahet një “dokument” që supozohet se “dëshmon se ish-kryeministri Zoran Zaev ka nënshtetësi bullgare”. Është një montazh i keq fotografish, domethënë një dokument jo i besueshëm i krijuar me ndihmën e mjeteve të redaktimit të fotografive.
As ish-kryeministri Zoran Zaev nuk ka nënshtetësi bullgare dhe as marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nuk është e pavlefshme.
“Vërtetmatësi” iu drejtua Zaevit për koment.
Nuk duhet të jesh ekspert për të parë që është krijim i një individi me qëllime të këqija. Unë kam vetëm shtetësi maqedonase. Unë kurrë nuk kam aplikuar për shtetësi bullgare apo ndonjë shtet tjetër. Në imazhin e rremë mund të shihni se dokumenti i supozuar është lëshuar më 20 prill 2017. 7 ditë para ngjarjes së turpshme në Kuvend të 27 prillit 2017 ose një muaj para se të zgjidhem kryetar i Qeverisë së Maqedonisë, tha Zaev për “Vërtetmatësin”.
Ndërkaq, Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është nënshkruar më 1 gusht 2017 ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në Shkup. Nënshkrimi i marrëveshjes u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara.