Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë ftoi të interesuarit të dorëzojnë aplikim për grant nga programi i MPJ-së

nga Xh M

Dibër, 13 shtator – Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, u bëri thirrje të gjitha organizatave, shoqatave dhe individëve të interesuar që të aplikojnë për grant nga programi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada në faqen në Fejsbuk e transmeton publikimin e Ministrisë, si dhe aplikacionin e projektit me udhëzimet për plotësimin e tij.

“Apelojmë te të gjithë të interesuarit që të paraqesin aplikacione për projekte, të cilët përfshijnë ide dhe iniciativa në interes të tyre, për marrjen e grantit, që është në kuadër të një programi që ka të bëjë me organizata, shoqata dhe individë që vijnë nga radhët e diasporës. Një program i tillë është aplikuar në vitet e kaluara dhe të gjithë ata që kanë aplikuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë nuk janë refuzuar”, tha për MIA-n, Luftim Spahiu, ministër këshilltar në Ambasadë.

Sqaroi se projektet në formë të skanuar dorëzohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Përfaqësive Diplomatiko-Konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe paralelisht, në e-mail: seat.fejzuli@ mfa.gov.mk.

Shton se nëse aplikanti nuk ka mundësi të skanojë projektin, ai dërgohet me postë në përfaqësinë kompetente diplomatike konsullore, në këtë rast në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Thekson se për çdo gjë që nevojitet mund të paraqiten në ambasadën për ndihmë dhe udhëzime të duhura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More