Drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike të SHA EMV

nga Xh M

Shkup, 20 shtator – Këshilli drejtues i SHA EMV sot emëroi drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike në kuadër të kompanisë. Drejtor i filialit REK Bitola është emëruar Toni Petrushevski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, me përvojë pune paraprake në sektorin privat. U.d. drejtori i deritanishëm Ile Kostadinovski është emëruar ndihmës drejtor për punë juridike, kadrovike dhe të përgjithshme në REK Manastir. SHA EMV e falënderon për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së kaluar.

Siç informoi SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, drejtor i REK “Osllomej” është emëruar Sasho Vrencoski, ekonomist i diplomuar dhe kuadër i shquar profesional me përvojë shumëvjeçare të punës në kombinat. Në pozitën e drejtorit në Osllome është emëruar Agim Sadiku, ekonomist i diplomuar me përvojë pune në Drejtorinë për të ardhura publike.

U.d. drejtor i filialit TEC Negotinë është emëruar Aleksandar Gallapçev, inxhinier i diplomuar me prëvojë pune në termoelektranë. Boban Maksimovski, me studime të kryera akademike nga fusha e menaxhmentit do të jetë drejtues i shoqatës për prodhim të energjisë ngrohëse EMV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More