Shkup, 19 shtator – Në seancën e Bordit Qendror të LSDM, vonë pasdite, Jon Frçkoski, djali i ambasadorit aktual të vendit në OKB, Ljubomir Frçkoski, u zgjodh drejtor i ri i Qendrës për Hulumtime dhe Analiza të LSDM.
Seanca e Bordit Qendror është mbajtur online, pa praninë fizike të anëtarëve të organit të partisë, njofton “Sloboden Pechat”, duke iu referuar burimeve nga LSDM.
Pozitën e drejtorit të Qendrës për Hulumtime dhe Analiza të LSDM-së deri më tani e ka mbajtur Stefan Bogoev.