Pas takimit me Von der Leyen, liderët e Ballkanit Perëndimor takohen me Borell

nga Xh M

Bruksel, 20 shtator – Pas takimit me Ursula von der Leyen, liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen edhe për një drekë pune.

Kësaj radhe, nikoqir i drekës është shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Josep Borrell.

Borrell do t’i mbledhë liderët e BP-së të mërkurën në New York, raporton Indeksonline.

Takimin e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian.

Përmes një njoftimi zyrtar, KE-ja bëri të ditur se mbledhja në fjalë do të jetë në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sesioni i OKB-së në New York, sipas njoftimit të KE-së, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së.

Në qendër të vëmendjes në këtë takim do të jetë tema për trajtimin e konflikteve dhe krizave në të gjithë botën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More