Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë

nga D V

Shkup, 25 nëntor – “Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”.

Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.

Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.

“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.

Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More