Zv.ministri Bexheti mori pjesë në edicionin e 12-të të Festivalit tradicional ,,Dita e Groshës’’

nga Xh M

Tetovë, 21 shtator – Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Flakron Bexheti mori pjesë në edicionin të 12-të të Festivalit tradicional ,,Dita e Groshës’’.

Subvencione për prodhuesit e groshës, mbështetje për bujqësinë organike si dhe masa për prokurimin e naftës për shpenzimet e fermerëve janë disa nga masat që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ofron për kultivimin e groshës, për të përmirësuar dhe rritur prodhimin e kësaj kulture- njoftoi Zëvendës Ministri Bexheti.

Bexheti falenderoi për punën e palodhur dhe përkushtimin e organizimit të këtij manifestimi të jashtëzakonshëm që arrin të tërheqë mbi një mijë vizitorë çdo vit, duke u bërë një simbol i gjallë i traditës, kulturës dhe mikpritjes së Tearcës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More