Ali Ahmeti nga Stublla: Amerika aleati ynë i madh

nga Xh M

Prishtinë, 21 shtator – Në Stubëll, do të mbahet mend përgjithmonë, paraqitja fantastike e Drejtuesit te lartë të LPK-së, Themeluesit të tri Ushtrive Çlirimtare, Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetarit të BDI-së e Liderit të Frontit Europian, Ali Ahmeti.

Më poshtë, mund ta lexoni të plotë, fjalimin historik të Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar AlinAhmeti, mbajtur në Stubell, të Komunës së Vitisë e të malsisë së Shkupit!

Jemi në një vend simbolik, që domosdo, mund ta them zëshëm, që vij nga Shkupi i Pjetër Bogdanit dhe Manastiri i Gjergj Fishtës.

Nga Manastiri i Gjergj Fishtes, të cilit me aq përkushtim, e respektuan besimet, para lufte e gjatë lufte këtu, në Kosovë, që ishte postulat i Gjergj Fishtes: bajram e pashkë i kemi të ndarë, por Shqipërinë e kemi bashkë!

Dhe besimtarët këtu, si ata të krishterë e musliman, bajram e pashkë i kishin të ndarë, por UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kosovën i kishin bashkë!

Sigurisht kjo është një ngjarje, që edhe përkujtohet Presidenti Ibrahim Rugova, ashtu siç tha Ramushi, para lufte nuk e kisha njohur, e njoha pas lufte dhe gjatë luftës në Republikën e Maqedonisë se atëhershme e të Veriut të sotëm!

Unë kam punuar mjaft me dr. Ibrahim Rugoven, po do veçoja vetëm një, derisa kjo Akademi, me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes së Tij i përkushtohet!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More