Filkov-Xhanel: Holanda mbështet reformat në gjyqësor

nga D V

Shkup, 24 shtator – Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanel.

Filkovi dhe Xhaneli, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, kanë biseduar për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, mbështetjen e ndërsjellë në proceset kyçe, si dhe për aktivitetet që Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarrë në periudhën e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor  me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet një sistem juridik më i fortë.

Ministri Filkov falënderoi ambasadorin për angazhimin e tyre në agjendën e reformave evropiane si dhe ndihmën e dhënë përmes projekteve të financuara nga Holanda, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me cilësinë dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, forcimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së Këshilli Gjyqësor, mbështetja e Akademisë së Gjykatësve dhe prokurorëve publikë, sundimi i ligjit.

Ambasadorja Xhanel i uroi ministrit Filkov suksese në kryerjen e detyrës si ministër dhe porositi se Holanda edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte në fushën e drejtësisë, duke mbështetur sistemin e burgjeve, si dhe zbatimin më të madh të probacionit në vendin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More