Shkup, 24 shtator – Dhuna në familje është shpeshtuar duke rrezikuar të shndërrohet në torturë të përditshme, kjo si pasojë e mos funksionimit të organeve përgjegjëse që duhet të garantojnë siguri për qytetarët. Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike. Edhe përkundër faktit që dhuna psikologjike dëshmohet shumë rëndë sepse nuk ka gjurmë të dukshme, përveç rënies së shëndetin mendor dhe psikik të qytetarëve. Por, tani është avancuar dhe ka realizuar në progres lufta kundër dhunës mbi baza gjinore, e kjo do të bëhet përmes aplikacionit mobil që u promovua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Zhurnal.
Në RMV krijohet aplikacioni mobil për luftimin e dhunës në baza gjinore dhe brenda familjes –
Policia e Maqedonisë së Veriut do të mund të përforcojë kapacitetet për luftimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore, përmes aplikacionit mobil që u promovua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Drejtësi për dhunën në baza gjinore” është aplikacioni mobil i promovuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për të përforcuar luftën kundër dhunës në baza gjinore dhe asaj familjare.
“Përmbajtja e aplikacionit është përpunuar nga grupi i punës me anëtare nga Qendra për trajnime, Byroja për siguri publike dhe Reparti për informatikë dhe telekomunikacion, ndërsa Misioni i OSBE-së në Vjenë ka dhënë mbështetje të fortë në përpunimin e aplikacionit”, sqaroi Policia.
Përmes aplikacionit do të përforcohen kapacitet e policisë aktuale dhe kadetëve gjatë trajnimit.
“Prej punonjësve të policisë pritet një përgjigje e shpejtë dhe efikase, por edhe një përgjigje që do të kënaqë plotësisht drejtësinë procedurale të viktimës”, deklaroi Toshkovski, duke theksuar që policia përballet me sfida të tilla në përpilimin e raporteve për dhunën gjinore dhe atë familjare.
Ministri vlerësoi që puna e policisë do të jetë e shpejtë dhe me përgjegjësi, pa diskriminim, veprime ku viktima do të jetë në qendër të vëmendjes. Në këtë fushë, ministri vlerësoi që digjitalizimi do të ndihmon në zgjidhjen e probleme.
Ndryshe, mbetet e hapur çështja se sa e sigurt dhe e mbrojtur ndihet viktima duke e ditur që autori i dhunës në familje është në liri, aq më tepër që ndonjëherë kalojnë edhe disa vite nga momenti i denoncimit të rastit në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në shqiptimin e dënimit për dhunë në familje. Gjatë këtyre viteve autori i dhunës në familje mund të arratiset, ta përsërisë veprën, ndërsa ndonjëherë ndodh edhe që viktima të heqë dorë nga ndjekja penale.
Numri më i madh i dënimeve që autorëve të dhunës në familje u shqiptohen në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë dënime me kusht, që praktikisht do të thotë se personat që kryejnë dhunë në familje mbeten të lirë, me kusht që brenda një afati të caktuar të mos kryejnë vepër të re.
Dhuna në familje shumë e shprehur në Maqedoninë e Veriut –
Vitin e kaluar më shumë ka qenë e përfaqësuar dhuna familjare. Siç tha nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike. Përndryshe, dhuna psikologjike dëshmohet shumë rëndë sepse nuk ka gjurmë të dukshme, përveç rënies së shëndetin mendor dhe psikik të qytetarëve. Siç informoi, numri më i madh i viktimave të dhunës psikologjike janë gratë.
Ndryshe, raste të shpeshta ndodhin në Maqedoninë e Veriut që fëmijë të mitur të gjinisë femërore zhduken, humbin, kidnapohen. Kjo në fakt ndodhë pikërisht sepse ka terren dhe mundësi të lehtë për të ndodhur këto gjëra. Por, nëse krahasojmë situatën dhe gjendjen e grave në Kosovë në RMV numri i vrasjeve është më i ulët.
Gratë në shekullin 21 kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin.
Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk