Ismaili: Filipçe duhet të jetë në bankën e të akuzuarve për djegien e spitalit modular në Tetovë

nga D V

Shkup, 25 shtator – Mumin Ismaili ka shprehur revoltën e tij pas vendimit të Gjykatës Penale në Tetovë që seancën e sotme për rigjykimin në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, ta anulojë për më 5 nëntor, përcjell TV21. Ismaili thotë se ka edhe persona të tjerë që duhet të akuzohen në këtë rast, ku jetën humbën 14 persona.

“Duhet të jese, unë e kam cekur, ministri, tash ishte bërë edhe lider partie, Filipçe, ishte bërë kryetari i LSDM-së. Kështu që unë e kam cekur dhe do ta ceki prapë se këtu është një zinxhir më i madh i të akuzuarve, që duhet të jenë në akuzë, por shteti është ky që është, i ka sjell këtu dy persona dhe luajnë me ne”, tha Mumin Ismaili, familjar i viktimës në djegien e spitalit modular në Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More