Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkon në ndihmë dy turisteve angleze

nga D V

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë mori njoftim sot pasdite se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More