Bruksel, 27 shtator – Në kapacitetet akomoduese turistike në vendet e Bashkimit Evropian në tremujorin e dytë të këtij vitit janë regjistruar 780,1 milionë bujtje, që paraqet një rritje të lehtë prej 0,2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Eurostat.
Shikuar sipas muajve, në prill janë regjistruar 193,6 milionë bujtje, 8,7 për qind më pak në nivel vjetor, ndërsa në maj 272,1 milionë bujtje, përkatësisht 7,9 për qind më shumë se maji i vitit të kaluar.
Në qershor në BE janë regjistruar 314,5 milionë bujtje, për 0.1 për qind më pak se vitin e kaluar.
Vizitorët e huaj përbëjnë afërsisht gjysmën, ose 49 për qind, të të gjithë bujtjeve të turistëve në vendet e BE-së në tremujorin e dytë të 2024.
Pjesa më e madhe e turistëve të huaj në numrin e bujtjeve në fillim të vitit është regjistruar në Qipro 94,8 për qind, në Maltë 94,7 për qind dhe në Kroaci 91 për qind.
Për dallim prej tyre, përqindje më të vogël të turistëve të huaj në numrin total të bujtjeve ka në Poloni 18,2 për qind, Gjermani 18,7 për qind dhe Rumani 19,6 për qind.