Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti mori pjesë në hapjen e Forumit të investimeve dhe tregtisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

nga Xh M

Shkup, 27 shtator- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe pati paraqitje në hapjen e Forumit të investimeve dhe tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, që zhvilloi punimet në Shkup.

Mexhiti e vlerësoi këtë ngjarje të rëndësishme të organizuar nga Forumi i investimeve dhe tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si rast të shkëlqyer për të vënë në pah edhe një herë, lidhjet e forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe sidomos potencialin e madh përpara, duke u bazuar në relacione shumë miqësore.

“Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona ka sjellë përfitime të shumta, ndërsa investimet turke në Maqedoninë e Veriut kanë ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe në krijimin e vendeve të punës, duke kontribuar në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Shkupit, Tetovës, Gostivarit e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se interesimi i bizneseve tona për të shfrytëzuar mundësitë në tregun turk, është i madh, ndërsa investimet nga Turqia janë inkurajuese dhe model se si zhvillohet një biznes i mirëfilltë.

“Në këtë kontekst, Forumi i investimeve dhe tregtisë luan një rol kyç, sepse i ofron një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe për të krijuar lidhje të reja. Është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar mundësi bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm, nga ndërtimi dhe prodhimi deri te teknologjia dhe shërbimet”, tha Mexhiti.

Qeveria e re, do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që promovojnë investimet dhe zhvillimin e tregtisë, duke krijuar një ambient të favorshëm për bizneset.

Në Forum morën pjesë biznesmenë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kryetarë të Odave ekonomike, deputetë dhe ambasadorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More