Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në Samitin e 19-të të frankofonisë në Francë

nga D V

Shkup, 4 tetor – Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i cili pas 33 vitesh po mbahet në Francë.

Siç bëjnë të ditur nga MPJ, Samiti do të fillojë punimet sot në Villers-Cotterêts, një qytet në veri të Francës, tërësisht i përkushtuar gjuhës frënge dhe diversitetit kulturor frankofon i inauguruar më 30 tetor të vitit të kaluar nga presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron. Samiti do të vazhdojë në Paris më 5 tetor 2024.

Temë e diskutimeve të samitit do të jetë “Krijo dhe shkarko në gjuhën frënge”.

Në margjinat e Samitit është paralajmëruar se ministri Mucunski do të realizojë disa takime bilaterale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More