Gjyqtarë dhe prokurorët gjermanë vizitë studimore në Tiranë, Karameta: Shkëmbim përvojash

nga D V

Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta priti sot në një takim një delegacion prej 35 gjyqtarësh dhe prokurorësh nga Landi Nordrhein-Westfallen i Gjermanisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët gjermanë ndodhen në vendin tonë në kuadër të një vizite studimore.

Gjatë këtij takimi u prezantua rruga e reformave në sistemin tonë të drejtësisë, si dhe sfidat e përballuara në dekadën e fundit.

Diskutimet u fokusuan në ngjashmëritë dhe dallimet mes dy sistemeve, me synim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.

“Shqipëria vijon të forcojë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit me profesionistët evropianë të ligjit, duke synuar integrimin e plotë në familjen evropiane”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More