Shiu e ndoti ujin në Gostivar, qytetarët të mos e pinë

nga Xh M

Gostivar, 4 tetor – NP“Komunalec”, kompania që menaxhon ujësjellësin në Komunën e Gostivarit, pasditen e sotme përmes një njoftimi ka njoftuar se uji nuk është i sigurt për pije.

Ju njoftojmë se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti i ujësjellësit publik aktualisht nuk është i sigurt për pije.
Deri në njoftimin e radhës, ju lutemi shmangni konsumimin e ujit nga çezma.

Punojmë për të zgjidhur këtë problem dhe do t’ju njoftojmë sapo uji të jetë i sigurt për konsumim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More