Kampionati Europian i Parashutizmit, Rama: Finalistë nga 25 vende garojnë në Gjirokastrën e rilindur

nga D V

Gjirokastra po mirëpret për herë të parë edicionin e 8-të të Kampionatit Europian të Parashutizmit.

Ky aktivitet sportiv, që nisi dje, përgjatë 8 ditëve do të sjellë në qytetin e gurtë 100 pilotë nga vende të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ceremonia e hapjes së kampionatit në kalanë e Gjirokastrës.

Rama tha se në Gjirokastrën e Rilindur kanë zbarkuar për të garuar 8 ditë me radhë në Kampionatin Europian të Parashutizmit finalistët nga 25 vende.

Kampionati Europian i Parashutizmit vjen si një bashkëpunim i Federatës Europiane të Aeronautikës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës. Ky aktivitet zhvillohet në aerodromin e Gjirokastrës, i cili është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More