Ministri Mucunski u takua me ambasadorin francez Le Rigoler

nga D V

Shkup, 8 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, TImço Mucunski sot pati takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, ku u bisedua pë çështjet aktiale lidhur me integrimin evropian të vendit tonë, rolin e Francës dhe mundësitë për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, kumtoi MPJdheTJ.

Ministri Mucunski e ceki rëndësinë e angazhimit të përforcuar dhe mbështetjes së Francës, si vend kryesor anëtar i BE-së, për vazhdimin e procesit të inkaudrimit të vendit tonë dhe rajonit. Ai e riafirmoi përkushtimin e vendit për përshçejtim të rrugës eurointegruese dhe zbatimin e reformave në sferat kyçe, siç janë sundimi i së drejtës, jurisprudenca dhe menaxhimi ekonomik.

Plotësisht, u diskutuan edhe perspektivat për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe përpjekjet e prëbashkëta për përballje me sfidat rajonale dhe globale, me theks të posaçëm në çështjet e sigurisë, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More