Profesori Veton Latifi pjesëmarrës në konferencën për sigurinë ndërkombëtare!

nga I.A

Shkup, 8 tetor – Qeveria e populli amerikan në prizmin e mbështetjes dhe ndihmës janë dera e parë që trokitet çdoherë që është nevoja e për gjithçka, sidomos nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, duke u nisur nga ky parim të gjithë personalitet që ftohen në organizime të mbështetura nga DASH përçohet mesazh nderimi që kemi të bëjmë me figura të shquara. Prof. dr. Veton Latifi, ishte një nga panelistët kryesorë në konferencën ndërkombëtare të mbeshtetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Joproliferacionit të SHBA-ve, të mbajtur më 3 dhe 4 tetor 2024, fokusuar në luftimin e përhapjes së armëve të avansuara konvencionale. Kjo pjesëmarrëje e profesorit Latifi në këtë konferencë e bënë krenar edhe popullin shqiptarë, sepse ishte i vetmi ekspert shqiptar i fushës në atë panel diksutimi, shkruan Zhurnal.

Konferencë e organizuar nga DASH për sigurinë ndërkombëtare –

Prof. dr. Veton Latifi, ishte një nga panelistët kryesorë në konferencën ndërkombëtare të mbeshtetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Joproliferacionit të SHBA-ve, të mbajtur më 3 dhe 4 tetor 2024, fokusuar në luftimin e përhapjes së armëve të avansuara konvencionale.

Në panelin e parë, në hyrje të konferencës, njërin nga fjalimet qendore e mbajti profesori Veton Latifi, duke paraqitur rekomandimet e tij që burojnë nga përvoja e gjatë e tij për sigurinë ndërkombëtare dhe politikat ndaj Ballkanit në periudhën e ardhshme, nga këndvështrimi i imperativit strategjik dhe pritshmërive nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, si dhe reflektimet e mundshme në Ballkan.

Në një komunikim zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, të publikuar në platformat elektronike zyrtare të Ambasadës thuhet se kjo konferencë ishte një “ngjarje e rëndësishme që mblodhi së bashku përfaqësues nga ministritë e punëve të jashtme, gazetarë dhe akademikë për të diskutuar mbi strategjitë dhe për të shkëmbyer njohuri mbi rritjen e sigurisë rajonale”.

Ky organizim i ambasadës i korurzuar edhe me publikimin zyrtar i jep kuptim dhe rëndësi ngjarjes në fjalë. E kjo me automatizëm i shton peshën dhe vlerën e pjesëmarrjes së profesorit shqiptar, Veton Latifi.  Prandaj, pa sajesa pa manipulime, profesori Veton Latifi është nderuar duke qenë i ftuar si panelist gjë që dëshmon se vlerësohet lartë kontributi i tij akadamik në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Rëndësia dhe pesha e kësaj konference mund të lexohet edhe në formën origjinale të shkruar nga ambasada amerikane duke klikuar këtu.

Kujtojmë që, bagazhi akademik i profesorit, Veton Latifi, është mjaftë i dendur me botime e publikime që ndërlidhen me fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Universiteti i Varshavës botoi librin universitar të prof.dr. Vetoni Latifit me titull “Ballkani në Marrëdhëniet Ndërkombëtare bashkëkohore”, ky është botimi i fundit këtyre viteve i profesorit Latifi. Ky libër mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare është i shkruar në atë formë duke i integruar edhe çështjet shqiptare dhe duke i iluminuar ato. Libri “Ballkani në Marrëdhëniet Ndërkombëtare bashkëkohore” është ndër të parët e kësaj natyre në literaturën botërore.

Megjithatë, velrësimi i klasaës akademike nga ambasda amerikane është mesazh shumë i qartë për qytetarët e institucionet e këtij vendi, që për çështje të caktuara profesionale të konsultohen profesionistët adekuat të fushës përkatëse. Prandja, kur mendimet vijnë nga njerëzit kompetentë e profesionistë të fushës nuk mungojnë as rezultetet produktive për cilat do inciativa që ndërmerren, merren masat preventive, dhe veprohet saktë dhe drejt. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More