Prezantim i rezultateve nga ndotja e ajrit në komunat – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë

nga D V

Shkup, 14 tetor – Në kuadër të projektit “Përballje me ndotjen e ajrit”, të cilin e zbaton UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot, në hotelin Aleksandar Pallas do të prezantohet rezultatet nga ndotja e ajrit në pesë komuna – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Siç informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ngjarjen do ta hapë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Grigorjan, ndërsa rezultatet nga hulumtimi do t’i ndajë rektori i universitetit “Goce Dellçev”, prof. Dejan Mirakovski.

Projekti është pjesë e programit kornizë të UNDP-së, i cili financohet nga Suedia, ndërsa përfshin edhe projektin “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More