Mucunski do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Berbok

nga D V

Shkup, 15 tetor  – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë, sot do të zhvillojë takim me ministren federale të Punëve të Jashtme Analena Berbok.

Nga MPJ-ja kumtuan se ky është takimi i parë i dy ministrave pas marrjes së pozitës së ministrit.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike midis dy vendeve, integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për tema të tjera aktuale nga aspekti rajonal dhe evropian i sigurisë dhe politikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More